• |
ide | kryesore

Sulm terrorist në Izrael, të paktën 3 viktima

-Instant, Lajme, Planet



Të paktën tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm në Elad, një qytet kryesisht ortodoks në Izrael. Sipas dëshmitarëve okularë, dy persona sulmuan kalimtarët me armë zjarri dhe sëpatë në qendër të qytetit. Autorët më pas u larguan me shpejtësi dhe policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tyre, duke i bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Pika kontrolli janë ngritur përgjatë rrugëve kryesore të qytetit, rreth 15 kilometra në lindje të Tel Avivit, ndërkohë që zona po monitorohet dhe nga ajri. Lëvizja Hamas e cilësoi sulmin në Elad si një operacion heroik të nivelit të lartë dhe si një përgjigje ndaj zemërimit të popullit palestinez ndaj sulmit të Izraelit kundër vendeve tona të shenjta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *