• |
ide | kryesore

Armë dhe kanabis, arrestohet 53-vjeçari nga Tropoja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisariati i Tropojës i ka vënë prangat një 53-vjeçar, i quajtur Binak Zharku, për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh.

Operacioni i koduar si “Again” u organizua në bashkëpunim me Policinë e Kukësit dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tropojë.

Arrestimi i Zharkut erdhi pasi iu gjetën 18 kg kanabis dhe pistoletë me municion.

Policia, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore, ushtroi kontroll në banesën e të arrestuarit ku gjeti lëndën narkotike dhe armët.

Tashmë, Binak Zharku akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 



1 Comment

  1. Megjithatë, në videon e mëposhtme tregohet se si procesi i numërimit të votave ka pasur disa probleme.

    Aty pasqyrohet një bisedë mes anëtarëve të Komisionit, saktësisht në momentin kur po kryhet plotësimi i procesverbalit.

    Numëruesit duket se janë të paqartë në lidhje me numrin e anëtarëve të cilët kanë marrë pjesë në procesin e votimit.

    “Fletë votimi gjithsej 211”, thotë një anëtar.

    “Jo jo – thotë anëtari tjetër- kanë qenë më shumë, futja 300”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *