• |
ide | kryesore

Brenda qendrës së masazhit, zbulohet një qendër prostitucioni në Tiranë, dy të arrestuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Tjetër çerdhe prostitucioni në qendër masazhi në Tiranë. Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin i koduar “Couple 1” dhe ka arrestuar dy persona, një burrë dhe një grua, bashkëjetues me njeri-tjetrin që zotëronin qendrën e masazhit dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë një 21-vjeçare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Couple 1”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– F. D., 39 vjeç dhe M. E., 33 vjeçe (bashkëjetues), për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja I. A., 21 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasit F. D. dhe M. E. administronin një qendër masazhesh, në rrugën “Shyqyri Bërxolli”, në të cilën kishin punësuar shtetasen I. A.

Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë ambient ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



2 Comments

  1. praktikisht kemi dy “të vjetrit” Berisha e Meta, kundër dyshes së dikurshme të të rinjve Basha-Kryemadhi.

    Por një video e vitit 2017, e nxjerr blof totalisht Sali Berishën. Ose më saktë, duket hapur se ai ka qenë frymëzuesi i djegies së mandateve dy vite para se kjo të ndodhte vërtetë.Qendrat e prostitucionit qe jane kapur deri tani jane financime te shkelzen berishes qe ne kohen e salihut,por tani po funksionon prokuroria

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *