• |
ide | kryesore

Chelsea, mbyllet epoka e Abramovich: financieri amerikan Boehly blen Blues për 5 miliard euro

-Instant, Sport



Një grup i udhëhequr nga Todd Boehly, bashkëpronar i ekipit Mlb të Los Angeles Dodgers, po përgatitet të marrë përsipër Chelsean si pjesë e një marrëveshjeje me vlerë 4.25 miliardë paund (e barabartë me 5.2 miliardë dollarë dhe rreth 4, 9 miliardë euro). Zyrtarizimin e ofertës e ka bërë vetë klub londinez që në këtë mënyrë arkivon përfundimisht epokën e Abramovich. “Shitja – shpjegon një shënim – do të finalizohet në fund të majit në pritje të të gjitha autorizimeve të nevojshme”.

Konsorciumi mbështetet nga Clearlake Capital. Sipas Financial Times, “blerja më e madhe e një klubi në historinë e futbollit kërkon ende bekimin e Premier League dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, por drita jeshile është vetëm një formalitet sepse konsorciumi Boehly është miratuar paraprakisht”. Shuma prej 4.25 miliardë £ përfshin koston e blerjes së Chelsea dhe një angazhim për të investuar në klubin e Londrës Perëndimore, megjithëse ndarja e saktë nuk mund të përcaktohet. Për të mbrojtur financat e Chelsea, marrëveshja përfshin kufizime në tarifat e menaxhimit, pagesat e dividentëve dhe borxhin.

Marrëveshja e arritur vjen pasi oligarku rus Roman Abramovich u sanksionua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe u detyrua të nxirrte klubin në shitje, kur Moska pushtoi Ukrainën. Qeveria britanike e ka vendosur atë në listën e sanksioneve për afërsinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *