• |
ide | kryesore

Covid-19/ 31 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Situata epidemiologjike në vend vijon të mbetet e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar 31 raste të reja me Covid-19, nga 944 teste të kryera në total. Të infektuarit janë regjistruar në këto bashki: 16 në Tiranë, 3 në Fier, 4 në Kolonjë, 2 në Sarandë, nga 1 qytetar në Lezhë, Kamëz, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Korçë.

Numri i të shtruarve në spital është rritur me një person, krahasuar me një ditë më parë. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim tetë pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,561 që nga fillimi i epidemisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *