• |
ide | kryesore

“Ç’t’i bëjmë, është pjesë e arbitrimit”: Mehmeti akuzon e thumbon Tiranën: “Të parët në derbi fituam ne”

-Instant, Sport



“Më vjen keq për penalltinë që u dha dhe e anuloi VAR, ka kontakt të dukshëm. Ai është momenti që më vjen shumë keq, se titullin në derbi kam qenë edhe unë dhe Partizanin e ka bërë i pari. Më vjen shumë keq, se çunat meritonin diçka më tepër”. Dritan Mehmeti nuk gjen ngushëllim te humbja në derbi, që e lë Partizanin pa asnjë sukses në katër ndeshjet sezonale me Tiranën, që pikërisht në ndërqytetase u shpall kampione e vendit matematikisht. Tekniku i të kuqve akuzon arbitrin e VAR, për një episod që do t’i kishte dhënë tjetër rrjedhë lojës: “Kur arbitri i fushës ndërhyn për penallti dhe ka kontakt nga kundërshtari me sulmuesin, nuk ka pse ndërhyn VAR-i. Shihet që gjuri i majtë i Hoxhallaritt ka prekur takën e Skukës, për mendimin tim është penallti, nuk ka pse ndërhyn VAR në këtë situatë. Ky është shpjegimi im. Kjo është penallti e pastër, nuk ka protestuar fare Hoxhallari. Megjithatë, çfarë t’i bëjmë, kjo është pjesa e arbitrimit” sulmoi Mehmeti.

Në lidhje me derbin në fushë, tekniku ka pakënaqësi për mënyrën si u shpenzua avantazhi i krijuar nga skuadra e tij, që pëson humbjen e parë pas shtatë rezultateve pozitive radhazi: “Ishim shumë më superiorë deri kur shënuam, kishim edhe mundësi me Carën që duhej ta interpretonte shumë më mirë mënyrën se si duhej të realizonte. Duhej të ishim më shumë me këmbë në tokë e ishim më të kujdesshëm, në mënyrë individuale kemi bërë gabime dhe i kemi dhënë iniciativën. Edhe te goli i dytë është e pafalshme mënyra se si shkon drejt linjave të qendrave Marku dhe me individualitetin e cilësinë që ka kundërshtari realizoi. Më vjen keq se duhej të ishim më të përqendruar, por në të tilla ndeshje e humbasim, duhej menaxhuar më me personalitet mënyra e lojës”, e mbylli Mehmeti me një kritikë edhe për lojtarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *