• |
ide | kryesore

“Festa e titullit në Sheshin Skënderbej”. Halili i përlotur konfirmon Shehin e flet për borxhet: “Edhe pak për t’i zeruar”

-Instant, Sport

Me sy të skuqur nga lotët, presidenti i Tiranës Refik Halili është paraqitur para kamerave, pa i fshehur emocionet e një titulli kampion të fituar në derbin me Partizanin: “Ishin lotë gëzimi. Fituam titullin sot, jemi të gjithë të lumtur, unë dhe familja ime. Gjej rastin të falënderoj edhe bashkëshorten që nuk ka ardhur kurrë në stadium. Gjej rastin të falënderoj tifozët dhe të gjithë skuadrën. Sot kjo ndeshje na shijoi shumë sepse luajtëm me rivalin e përhershëm”.

Numri 1 i klubit ka shprehur vetëm fjalë vlerësimi për teknikun Orges Shehi, ish-portierin e Partizanit që ka fituar titullin e parë në karrierë me bardheblutë: “Ka qenë një prind i dytë për lojtarët, e ka menaxhuar në mënyrë të shkëlqyer skuadrën. Ka qenë njeri i kujdesshëm. Një komunikim prej mjeshtri. Gjithë merita i takon atij – ka thënë Halili, duke u ndalur edhe tek e ardhmja, që është vetëm pak muaj larg -. Ne shpresojmë që në vitet e ardhshme, të jemi skuadër e kujdesshme. Jemi lehtësuar shumë nga të shkuarat, ku kemi pasur një mal me probleme financiare të trashëguar. Tani i kemi hedhur mbas shpine ato. Kemi dhe pak punë për ti çuar gjërat në zero. Do të bëjmë më të mirën”.


Më tej, Halili ka folur për festën e titullit: “Mund të kemi edhe lëvizje, por nuk do t’i bëjmë ne. Nëse ndonjë futbollist nuk do të ketë dëshirën të qëndrojë, do ta bëjë zgjidhjen vetë. E gjithë skuadra do të jetë prap dhe do të shkojë në Kupat e Europës kështu siç është. Shpresoj që festën e madhe ta bëjmë tek “Sheshi Skënderbe”. Do të bëjmë një festë madhështore. I takon këtij klubi kaq të madh, që të bëj një festë spektakolare”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.