• |
ide | kryesore

Gjobat, sistemi i preferuar i Disiplinës: 250 mijë fatura vetëm në Superiore, më e larta për Kukësin

-Instant, Sport



Sjelljet e gabuara të tifozerive janë edhe një penalitet i gabuar për klubet, që detyrohet pothuaj cdo javë të paguajnë një gjobë që nis nga shumë 50 mijë lekë për tu rritur në rast përsëritje apo një situate të agravuar, ku mund të shtohen edhe dëmshpërblimet për dëmet e shtaktuara në stadium.

Kështu, në një total prej 5 ndeshjes së një jave të Superiores katër klube janë penalizuar e shuma e gjobave arrin në 250 mijë lekë. Faturën më të lartë duhet ta paguajë Kukësi, që për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, është dënuar me gjobë në masën 100 mijë lekë. Nuk ka shkuar mirë as për Vllazninë, që përvec gjobës së marrë për javën e 31 të Superiores, duhet të dëmshpërblejë brenda 15 ditësh edhe dëmet e shkaktuara në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 të Kampionatit, kundër Dinamos, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF

1. KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. KF Vllaznia, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31 të Kampionatit Kombëtar Abissnet Superiore kundër KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. KF Vllaznia, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 të Kampionatit Kombëtar Abissnet Superiore kundër FK Dinamo, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

4. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

5. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

6. FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

7. FK Apolonia U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Egnatia U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

8. Lojtari i KF Butrinti U-19, Elvi Shehu, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i FC Besa U-19, Eledio Muzhaqi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i FC Besa U-19, Omar Xhalezi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Zyrtari i FC Besa U-17, Ilirijan Duro, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i FK Dinamo U-17, Igan Lleshi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Tirana Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Femrave, kundër Vllaznia – Femra, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *