• |
ide | kryesore

Kërkohej nga drejtësia spanjolle, 38-vjeçari arrestohet në Vlorë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet një tjetër shqiptar i kërkuar nga drejtësia spanjolle. Policia e Vlorës, në kuadër të operacionit të koduar “Lugo”, arrestuan me qëllim ekstradimi drejt Spanjës, shtetasin Antonio Xhaferi, 38 vjeç, banues në fshatin Bishan, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin penal të datës 15.01.2021, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar, për veprat penale “Trafiku i narkotikëve” dhe “Organizate kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *