• |
ide | kryesore

“Kjo është bluza e tretë që më lagin”: Lojtarët e Tiranës lënë Shehin pa intervistë

-Instant, Sport



Orges Shehi nuk ka mundur dot të flasë para kamerave, në përfundim të derbit të fituar që e shpalli matematikisht kampion, sepse lojtarët bardheblu kanë mbërritur aty duke e lagur me ujë në shenjë feste, por duke ndërprërë intervistën që tekniku po jepte për Supersport.

“Kjo është bluza e tretë që më lagin” ka mundur të thotë tekniku mes euforisë së përgjithshme që mbizotëronte në tunelin që të con në dhomat e zhveshjes së Elbasan Arenës. Lojtarët nuk kanë reshtur së festuari me teknikun e tyre, duke kërcyer para kamerave dhe duke bërë humor me Shehin, që fitoi titullin, por mbeti pa intervistë. Gjë që natyrisht nuk e dëshpëron fare teknikun e sapokurorëzuar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *