• |
ide | kryesore

‘Makth’ i dyqaneve në Tiranë/ Kapet banda e minorenëve që vidhte bizneset

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Banda e hajdutëve minorenë që bënin namin në kryeqytet, duke vjedhur biznese të ndryshme, është shkatërruar këtë të shtunë. Policia njofton se u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. M., 14 vjeç, E. B., 14 vjeç dhe D. M., 15 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara, ka rezultuar se ata janë autorë të 8 ngjarjeve:

  • *Më datë 06.01.2022, në rrugën “Todi Shkurti”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash në biznesin e shtetasit Q. I.;
  • *Më datë 05.02.2022, në Rrugën e Elbasanit, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte në biznesin e shtetases E. K.;
  • *Më datë 08.02.2022, në rrugën “Jorgjia Truja”, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në pronësi të shtetasit E. Gj.;
  • *Më datë 18.02.2022, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetasit H. L.;
  • *Më datë 28.04.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, dyshohet se kanë vjedhur në dyqanin në pronësi të shtetasit B. D.;
  • *Po më datë 28.04.2022, në rrugën “Ali Demi”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në farmacinë e shtetasit Xh. H.;
  • *Më datë 04.05.2022, në rrugën “Asim Zeneli”, dyshohet se kanë vjedhur disa dokumente dhe një shumë parash, në një farmaci;
  • *Më datë 06.05.2022, në rrugën “Arben Broci”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në biznesin e shtetasit E. Gj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *