• |
ide | kryesore

“Përdhunues, vrasës, gjuetar”: Animalistët në Verona sulm të ashpër kundër Ibrahimovic

Sport



Në Verona ka një pritshmëri të madhe për ndeshjen kundër Milanit. Por në kuadër të ndeshjes vendimtare për luftën për titull, fusha nuk është e vetmja çështje që mban në tension qytetin. Disa militantë të lëvizjes “Centopercentoanimalisti” në fakt kanë vendosur një pankartë kundër Ibrahimovic në portat e stadiumit Bentegodi. “Ibrahimovic gjuetar, fusha e gjelbër nuk e fshin erën”, thuhet në mesazhin e lënë nga aktivistët shoqëruar me disa postera me shkrimin “Përdhunues, vrasës, gjuetar”. Një sulm i ashpër kundër suedezit, një i pasionuar i madh i gjuetisë dhe peshkimit.

“Zlatan siguroi licencën për të vrarë kafshët më të rralla, duke përfshirë një luan, ai ka blerë një ishull në Balltik për ta kthyer atë në rezervatin e tij ekskluziv – denoncuan militantët në një deklaratë -. Me pak fjalë, vrasja është argëtimi i tij më i madh”, i shoqëruar nga gruaja e tij, gjithashtu gjahtare edhe ajo”. “Shumë futbolldashës nuk e dinë ose e kanë harruar, ndaj ne u kujdesëm që tia kujtojmë – përfundon teksti – Nuk kemi asgjë për të thënë kundër Milanit, por individë të tillë meritojnë vetëm indinjatën tonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *