• |
ide | kryesore

“Po ik o malok”/ 37-vjeçari vret shokun me thikë në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e sotme në Tiranë. Burime bëjnë me dije se konflikti mes viktimës Ilir Kapo dhe autorit të ngjarjes Olgert Dhimitri ka nisur pasi viktima e ka sharë me termin “malok”.  Dhimitri është ndjerë i ofenduar dhe ka nisur menjëherë debatin, i cili përfundoi me vrasje. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë, rreth orës 11:15 të paradites. Kapo dhe Dhimitri po konsumonin alkool në një lokal pranë vendit të ngjarjes.

Pas debatit verbal, Dhimitri ka qëlluar barbarisht me një thikë buke fqinjin. Pas ngjarjes, 37-vjeçarit iu bë testi dhe përqindja e zbuluar e alkoolit në gjak ishte tepër e lartë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *