• |
ide | kryesore

Presidenti francez bën betimin për mandatin e dytë në Elysee

-Instant, Lajme, Planet



Emmanuel Macron bëri të shtunën betimin si president për një mandat të dytë 5-vjeçar. Macron premtoi se do të ishte çdo ditë në shërbim të vendit të tij, ndërsa u zotua se do të ndërmarrë veprime për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm të luftës së Rusisë në Ukrainë. Po ashtu, Macron dha fjalën se do të gjente një ‘metodë të drejtë’ për të qeverisur vendin dhe për të lehtësuar tensionet sociale duke e bërë qeverinë dhe parlamentin të punojnë së bashku me sindikatat, shoqatat dhe njerëz të tjerë nga bota politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

Macron u rizgjodh për pesë vjet të tjera në krye të shtetit francez më 24 prill në një balotazh në të cilin e mundi rivalen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Mandati i dytë i tij do të fillojë zyrtarisht më 14 maj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *