• |
ide | kryesore

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, zbardhet axhenda

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri dhe kryetari i PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste. Programi është sin ë vijim: Datë 7.05.2022, ora 10:00, në mjediset e kompleksit “Xibraku” në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë.

Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:

1. Hapja e punimeve të Asamblesë nga Sekretari i Përgjithshëm z.Damian Gjiknuri.

2. Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z.Edi RAMA.

Sesioni organizativ

3. Prezantimi i ndryshimeve në Librin e Rregullave në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Kongresin e datës 9.04.2022.

4. Propozime/shtesa në draftet e rregulloreve dhe votimi i tyre.

5. Miratimi i agjendës politiko/organizative dhe plan-veprimi i strukturave deri në zgjedhjet vendore 2023.

6. Prezantimi dhe miratimi i projektvendimit për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2022.

7. Vendimi për plotësimin e vendeve vakante në Asamblenë Kombëtare.

8. Diskutime të lira

9. Mbyllja e punimeve të Asamblesë.



17 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *