• |
ide | kryesore

Tirana kampione në derbi: hakmarrje e servirur ndaj Partizanit, 2-1 me përmbysje me Seferin e Totre

-Instant, F1, Sport, Video



Tirana është kampione e Shqipërisë. Titulli i 26 në histori për bardheblutë, që e bëjnë matematikën të vlejë pikërisht në derbin me Partizanin, të mundur 1-2 me përmbysje, duke i kthyer kështu me të njëjtën monedhë triumfit të fundit të të kuqve kur u shpallën kampionë në derbin kryeqytetas.

Pasi dështuan në dy match-point skuadra e Shehit rrëmbeu suksesin në derbi, por jo pa drithërima, të cilat ja shkaktoi Skuka me golin e avantazhit në minutën e 21. Fantastik sulmuesi i Partizanit në aksionin e golit, por skuadra e Mehmetit nga aty pësoi rikthimin e bardhebluve, më të bindur e më të etur për fitoren. Seferi barazoi rezultatin pas gjashtë minutash, duke frikësuar të kuqtë e duke e ndryshuar sensin e ndeshjes në favor të të besuarve të Shehit.

Pikërisht në fillimin e pjesës së dytë, në të 47 Totre kompletoi përmbysjen, duke i dhuruar pikët e matmatikës Tiranës. Me 70 pikë pas 33 javësh, edhe nëse Laci (57) fiton ndeshjen, mbeten vetëm 9 pikë në lojë e distanca është e paplotësueshme. Në fërshëllimën e fundit të arbitrit, shpërthen festa bardheblu në Elbasan Arena për titullin kampion, të parin për Shehin në karrierë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *