• |
ide | kryesore

Video/ Chelsea dështon para pronarëve të rinj, Wolves barazojnë në të 97′: Watford rrëzohet në Championship

-Instant, F1, Sport, Video



Në javën e tretë nga fundit të Premier League, Chelsea lejon të barazohet në shtesë nga Wolverhampton. Në Stamford Bridge përfundoi 2-2, me golat e Trincãos në minutën e 79 dhe Coadyt në minutën e 97, që zhvleftësuan dygolëshin (penallti në të 56, e në hyrje të zonës në minutën e 58) e një të rilinduri Romelu Lukaku: Tuchel dështon për të siguruar vendin e tretë. Watford është skuadra e dytë që ka rënë në Championship pas humbjes 1-0 ndaj Crystal Palace.

CHELSEA-WOLVERHAMPTON 2-2
Befasi në fund për Chelsea: në javën e ndeshjes së parë me pronësinë e re, Blues shpenzojnë dy gola të sigurtë në 20 minutat e fundit dhe lejojnë rikuperimin e Wolverhampton, duke shënuar një barazim që vështirëson garën për në Champions League. Në Stamford Bridge, Blues krijuan shansin e tyre të parë të vërtetë në minutën e 9, kur Werner impenjoi José Sà, i kujdesshëm në diagonalen e majtë të gjermanit. Në minutën 34, sulmuesit iu anullua një gol për faull ndaj Saiss: i njëjti fat edhe për Loftus-Cheek, i pikasur në pozicion jashtë loje nga VAR. Përpara pushimit e provoi edhe Lukaku, duke goditur dobët pa impenjuar si duhet José Sà. Në pjesën e dytë, megjithatë, Chelsea kaloi menjëherë në avantazh: Lukaku i rrëmbeu topin Saiss që e pengoi në vijën e zonës, me belgun që nuk gabon nga pika e bardhë duke shënuar 1-0 në minutën e 56. Dy minuta më vonë, sulmuesi dyfishoi me të djathtën në asistin vertikal të Pulisic. U duk e përfunduar, por ndeshja u rihap në minutën e 79: Trincão, prej vetëm dy minutash në fushë, shënoi golin e 2-1, ndërsa në minutën e 97, erdhi dëshpërimi për Tuchel: Coady goditi me kokë në krosimin e Chiquinhos dhe mposhti Mendy, duke nënshkruar 2-2 që fut në telashe Chelsea.

CRYSTAL PALACE-WATFORD 1-0
Skuadra e dytë që bie matematikisht në Championship është Watford. Vetëm diferenca e golave mbante Hornets në lojë, por ata humbën 1-0 ndaj Crystal Palace. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 31 falë penalltisë së Zaha, i cili ndëshkoi prekjen me dorë të Kamara në zonë. Para mbylljes së pjesës së parë, Guehi iu afrua 2-0 për Eagles, të cilët goditën edhe shtyllën pas një orë loje me Edouard. Në minutën e 69′, miqtë mbetën me dhjetë lojtarë për përjashtimin e Kamara dhe ndeshja në fakt përfundoi shumë përpara: Watford i jep lamtumirën Premier League.

BURNLEY-ASTON VILLA 1-3
Aston Villa e Steven Gerrard mposhti 1-3 Burnley, që tani sheh nga afër rënien nga kategoria. Pas gjysmë ore, Villans e panë veten në 2-0 falë golave të Ings, që nuk gaboi i vetëm përballë Pope dhe Buendias, goditja e devijuar e të cilit befasoi portierin vendas. Pastaj ishte i zakonshmi Watkins, në fillim të pjesës së dytë që mbylli ndeshjen me një goditje të fuqishme me kokë (52′): goli i Cornet në shtesë ishte i kotë. Me këtë 3-0, Burnley mbetet në 34 pikë, +2 ndaj Evertonit të tretit nga fundi, i cili megjithatë ka dy ndeshje më pak: zona e nxehtë është shumë afër. Aston Villa, nga ana tjetër, ngjitet në kuotën e 43 pikëve: në turin tjetër, Gerrard do të përballet me Liverpoolin e tij në garë të plotë për titull.

BRENTFORD-SOUTHAMPTON 3-0
Brentford nuk gaboi dhe mposhti 3-0 Southampton, duke siguruar një vend në Premier League për sezonin e ardhshëm. Vendasit shënuan dy gola në dy minuta: në të 13′ Jansson kaloi në avantazh vendasit, ndërsa pak sekonda më pas Eriksen i shërbeu Wissas për golin e dytë. Për të mbyllur përfundimisht ndeshjen mendoi Ajer, që në minutën e 79 përfitoi nga asisti i Norgaard dhe i coi shifrat në 3-0, duke arkivuar ndeshjen. Broja nga minuta eparë në fushë nuk arriti të zgjidhë asgjë përpara, pavarësisht dëshirës së treguar nga sulmuesi i kombëtares, i lënë shumë vetëm nga të tjerët. Brentford ngrihet në 43 pikë dhe shkëputet nga Saints, ende jo plotësisht të sigurt nga surprizat përfundimtare për sa i përket shpëtimit.

Premier League England
Brentford 3-0 Southampton
Burnley 1-3 Aston Villa
Chelsea 2-2 Wolverhampton Wanderers
Crystal Palace 1-0 Watford



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *