• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në Tiranë/ Benzi përplas çiftin dhe fëmijën 3-muajsh

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi rreth orës 13:25 minuta të ditës së sotme në Tiranë.

Një makinë Benz me targa të huaja ka aksidentuar një çift dhe fëmijën e tyre të mitur në vijat e bardha në afërsi të kompleksit “Deliorgji’ te Rruga  Kavajës.

Policia bën me dije se “një mjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur shtetasit V. K., 43 vjeçe, A. K., 48 vjeç dhe fëmijën e tyre të mitur 3 muajsh.”

Të tre janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtues i mjetit ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendi ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



6 Comments

  1. Keta hora duhet te bejne burg e te mos ngasin kurre makine per 20 vjet, se pastaj I gjejme ne fushate per PS.

    Burracake nuk japin as ndihmen e pare. Plehra

  2. Shteti karit ngeli duke vene gjoba parkimi dhe shpejtesie, por nuk kontrollon rruget ne qytet. Neper rruget e qytetit ligjin e bejne keta mamaqiret spaçator te kthyer ne biznesmena. Gjithe naten pallohen me alkol e droge e diten sdine ku jane. Te ndryshohet kodi penal dhe te klasifikohen vrasje e qellimshme aksidentet me makine.

  3. Do mjaftonte instalimi i kamerave neper semafore e pika kritike qe te disiplinonte keta drogaxhinj pabuksa dhe te rregullonte gjendjen e targave fallco dhe pronesise e taksave te papaguara. Askush nuk e ben se u dalin gjobat e dashnoret oligarkeve e politikaneve e bijte e tyre te droguar rrugeve..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *