• |
ide | kryesore

Amber Heard akuzon Johnny Depp për tradhëti gjatë martesës

-Instant, F1, Paparazzi



Amber Heard ka deklaruar së fundmi në gjykatë  se ish-bashkëshorti Johnny Depp e tradhtoi atë menjëherë pas martesës së tyre në shkurt 2015.

Gjatë dëshmisë së saj të enjten, aktorja Aquaman pretendoi se Depp kishte një lidhje me një ish-partneer në fillim të martesës së tyrer. Heard tha jo shumë kohë pas udhëtimit të majit 2015 në Australi  ku të dy patën një grindje intensive, ajo zbuloi se iPad-i i Depp-it ishte i shkyçur  dhe gjeti mesazhe me një grua.

“Ai po i dërgonte mesazhe kësaj gruaje me të cilën kishte pasur një romancë në fillim të lidhjes sonë, kështu që unë e njoha emrin. Por data ishte menjëherë pas dasmës,” tha ajo. “Pashë që ai kishte shkuar në shtëpinë e saj pasi u martuam. Me të arritur në Los Anxhelos, mendoj se ishte të nesërmen ai shkoi në shtëpinë e kësaj gruaje me të cilën kishte këtë marrëdhënie seksuale.”

Amber rrëfeu se ajo “u tremb” dhe “u përball menjëherë” me aktorin për këtë, duke e ditur se konfrontimi mund të shkaktonte një shpërthim tjetër të dhunshëm, si situatat e ndryshme të supozuara për të cilat ajo dëshmoi.

“Nuk më interesonte në atë moment nëse ai do të më vriste, gjë që kishte të ngjarë të ndodhte në atë fazë të jetës sonë. Madje as nuk më interesonte më; ai tashmë ma kishte shqyer zemrën,” tha ajo, duke shtuar se “ishte jashtëzakonisht e dhimbshme.”

“Më kujtohet se isha shumë e inatosur me të që më tradhtoi. … Më dukej sikur gjithçka u rrëzua. U lëndova shumë,” u shpreh Heard, e cila  në dëshminë e saj zbuloi se Depp shpesh e akuzonte atë se kishte lidhje me aktorët e saj duke përfshirë James Franco dhe Eddie Redmayne.

Dyshja u takuan gjatë realizimit të filmit The Rum Diary dhe u lidhën gjatë turneut promovues të filmit në vitin 2011. Ata u ndanë në maj 2016, kur Heard kërkoi një urdhër ndalimi të dhunës në familje kundër tij, duke e akuzuar për abuzim fizik. Johnny i mohoi pretendimet dhe ish-çifti e zgjidhi divorcin e tyre jashtë gjykatës në gusht 2016.

Tani, Depp ka paditur ish-bashkëshorten e tij për shpifje, duke argumentuar se artikulli i saj i vitit 2018 për The Washington Post për mbijetesën e dhunës në familje shkatërroi  karrierën e tij, edhe pse ajo nuk e përmendi atë me emër në artikull./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *