• |
ide | kryesore

Arrestohet autori i vrasjes së 60-vjeçarit në Tiranë, dalin fotot

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Olgert Dhimitri 37-vjeçari i cili një ditë më parë vrau me thikë fqinjin e tij në Tiranë është arrestuar nga policia.

Dhimitri qëlloi me thikë 60-vjeçarin Ilir Kapo pas një sherri banal mes tyre, ndërsa ky i fundit nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Autori u shoqërua ditën e djeshme nga policia, ndërsa pas hetimeve nga policia atij i është prerë urdhri i arrestit.

Burime bëjnë me dije se autori ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes. Fillimisht ata kanë debatuar me njërin tjetrin në një lokal në lagje, dhe pasi kanë dalë jashtë 37-vjeçari e ka goditur Kapon me thikë.

Autori dyshohet se është edhe përdorues i lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. Dh., 37 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. K., 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *