• |
ide | kryesore

Asnjëherë më parë të dytët, Duro në historinë e Laçit: “E ardhmja nuk dihet”

-Instant, Sport



“Sigurisht që ishte objektivi ynë real se është hera e parë që skuadra e Laçit në Superiore arrin të shpallet nënkampion i Shqipërisë. Se sa i përket Europës e kishim siguruar me kohë. Kjo është një arritje jashtëzakonisht pozitive”. Shpëtim Duro, i gëzohet fitores 4-1 me Kastriotin dhe faktit që asnjëherë më parë kurbinasit nuk ishin renditur të dytët në fund të kampionatit. “E para ishte të shpallemi nënkampionë në Superiore, pastaj finalja e Kupës. Sa i përket të ardhmes, nuk mund të flas tani, të mbarojmë këto objektiva e më pas presim”.

Që kur tekniku është ulur në pankinë, Laci ka koleksionuar tetë rezultate pa humbje radhazi. Efekti i Duros ka qenë optimal, por megjithatë për të ardhmen ka shumë dilema: “E ardhmja nuk dihet, por ka shumë lojtarë të mirë si Qato, Spahiu e Ujka. Deliu ka kontribuar gjithë këto vite me Laçin dhe është normale që nëse ka oferta jashtë shtetit, duhet të bëjë hapin cilësor, edhe ne jemi të bindur. Por Deliu e Shehu kanë kontribuar jashtëzakonisht shumë për skuadrën e Laçit – shpjegoi Duro, duke u futur te cështjet e merkatos -. Kur mbaroi kampionati në sezonin e kaluar ku luftuam deri në fund për titull, na u larguan 7 futbollistë dhe arritëm në kohë rekord për dy javë të plotësojmë skuadrën që bëri atë paraqitje jashtëzakonisht pozitive. Ndaj baza e skuadrës është 2-3 lojtarë, janë të zëvendësueshëm, do të gjejmë lojtarë, por 1-2 me diferenca që mund të afrohen”, e mbylli Duro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *