• |
ide | kryesore

Conte mund t’i ketë hequr titullin nga duart, Klopp e sulmon ashpër: “Futbolli i tij nuk më pëlqen”

-Instant, F1, Sport



Pas barazimit në Anfield kundër Tottenham, që ndoshta shënoi fundin e vrapimit të Liverpool drejt vendit të parë në Premier League, Jurgen Klopp, dukshëm i hidhëruar nga gjysëm hapi fals, ka kritikuar ashpër stilin e lojës së Antonio Contes në konferencën për shtyp pas ndeshjes: “Nuk më pëlqen ky lloj futbolli, por ky është mendimi im personal – tha trajneri gjerman – mendoj se ata janë një ekip i madh dhe duhet të jenë më proaktivë. Kundër një ekipi si Liverpool ata kishin midis 30% e 36% zotërim të topit. Por ky është një problemi i imi, nuk mund të propozoja kurrë një futboll të tillë, nuk do të dija ta mësoja dhe nuk mund të luaja kurrë kështu”.

“Natyrisht që shpresoja ta fitoja këtë ndeshje – shtoi Klopp – por me gjithë respektin e duhur për Tottenham, një ekip elitar, ata menduan vetëm të mbroheshin. Lojtarë të mëdhenj bllokonin të gjitha linjat e pasimit, ishte shumë e vështirë. Ata barazuan me ne dhe bënë rezultat edhe me Man City dhe Chelsea. Mënyra e tyre e të luajturit funksionon për këto lloj ndeshjesh, kundërsulmi i tyre është vërtet i rrezikshëm, por ata janë ende në vendin e pestë dhe kjo tregon se atë që vlen”.

Nga ana tjetër, trajneri italian u shpreh shumë i kënaqur me barazimin e arritur, i cili pas ndeshjes deklaroi: “Jam vërtet krenar, nuk ishte e lehtë të shënoje në Anfield ndaj një skuadre në formë të jashtëzakonshme. U kërkova lojtarëve të mi të tregoheshin të guximshëm, sepse në çdo ndeshje Liverpool të bën presion të jashtëzakonshëm, por nëse mund të kapërcesh vijën e parë të presionit, mund t’i bësh keq dhe në fakt kur e bëmë, krijuam mundësi për të qenë të rrezikshëm, por në fund mendoj se barazimi ishti rezultat i drejtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *