• |
ide | kryesore

F1, Verstappen pa rivalë në Miami: Ferrari merr vendet e mbetura në podium

-Instant, Sport



Max Verstappen triumfon në edicionin e parë të Miami GP në Formula 1. Kampioni në fuqi i botës përfitoi nga degradimi i gomave të Charles Leclerc për të marrë kryesimin në xhiron e nëntë të garës dhe më pas i rezistoi presionit final të pilotit të Ferrarit, pas futjes në pistë të Safety Car.

Kryesuesi i renditjes së përgjithshme për pilotë duhet të kënaqet me vendin e dytë, duke lënë pas pilotin tjetër të skuderisë Sainz, i kaluar nga Verstappen që në fillim. Ferraristit iu desh të mbronte shkallën e fundit të podiumit nga sulmet e Perez në fund të garës amerikane. Zhgënjyes përsëri Mercedes me vendin e pesti dhe të gjashtë të George Russell dhe Lewis Hamilton.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *