• |
ide | kryesore

Përplasi çiftin e bashkëshortëve dhe foshnjën 3-muajshe, pas 2 orësh në arrati arrestohet 39-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



arrestPas aksidentit të rëndë që shkaktoi në Tiranë, duke përplasur çiftin që po kalonte në vizat e bardha bashkë me foshnjën tre muaj, gazetari Igli Celmeta ben me dije se është kapur nga policia shoferi Ajas Sulejmani.

39-vjeçari mesditën e sotme duke drejtuar mjetin “G Class” me shpejtësi të madhe, ka kaluar me semafor të kuq dhe ka përplasur fëmijën dhe çiftin.

Për fat të mirë, gjendja e foshnjës është e mirë, ndërsa dy të rriturit janë dërguar në spital, në gjendje stabël për jetën. Pas ngjarjes, Ajas Sulejmani është arratisur, duke shfrytëzuar blloqet e pallateve në zonë.

“Pas nje pune intensive hetimore u be e mundur kapja e autorit te dyshuar te Aksidentit Rrugor ne nje nga spitalet private te kryeqytetit dhe si dhe shoqerimi i tije ne ambientet e Komisatiatit te Policise Nr.2, per kryerjen e veprimet te tjera hetimore ne funksion te ngjarjes rrugore.”



5 Comments

  1. Kete fryme ka Shqiperia sot, fryma e lacave dhe horrave me makina luksoze qe nuk pysin as per semafor e as per njerez…

    Dhe pse thuhet qe kerkohet ne Angli kur ne foto eshte stema e SHBA dhe shtetit te Ilinois? Kaq analfabet jane gazetaret ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *