• |
ide | kryesore

Rikthehen viktimat nga covid në vendin tonë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ministria



Në 24 orët e fundit janë kryer 735 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë, 25 qytetarë, në këto bashki: 13 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Fier, Sarandë, Tepelenë, Korçë, Kolonjë, Gramsh.

Ministria e Shëndetësisë thotë se janë 286 qytetarë aktivë me covid në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit pati 1 humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Përmeti 75 vjeç.

Janë shëruar 22 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,583 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (08 Maj 2022)

Raste të reja ditore 25
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 735

Testime totale 1,812,882
Raste pozitive 275,366
Raste të shëruara 271,583
Raste Aktive 286
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 169
Fier 35
Vlorë 31
Korçë 11
Shkodër 9
Durrës 9
Lezhë 8
Elbasan 7
Berat 3
Kukës 2
Gjirokastër 2



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *