• |
ide | kryesore

Shilton nuk e fal Maradonën, as pas vdekjes: “8 milionë për atë fanellë? Nuk do ta përdorja as për të pastruar pjatat”

-Instant, Sport



Më shumë se tridhjetë vjet më vonë, e për më tepër se një vit pas vdekjes së tij, Peter Shilton ende nuk mund ta falë Diego Armando Maradonën. Kapiteni i Anglisë në Meksikë ’86 është protagonisti tjetër i një prej episodeve që kanë shënuar historinë e futbollit, ‘Mano de Dios’ dhe tani që ai gol është kthyer në mendjen e të gjithëve pasi një blerës anonim ka shpenzuar 8.4 milionë euro për të patur fanellën e argjentinasit në atë ndeshje, ish-portieri ka folur për këtë në një intervistë për The Sun: “Atë ditë nuk do ta kisha ndërruar fanellën me Maradonën për të gjithë arin e botës. Nuk do ta përdorja as për të pastruar pjatat në shtëpinë time”.

Fanella e veshur atë ditë nga Maradona u këmbye në fund të ndeshjes me mesfushorin anglez Steve Hodge, i cili më pas e nxori në ankand për një shumë rekord: “Sikur unë ose të tjerët ta dinim që Hodge e kishte fanellën në dhomën e zhveshjes, sigurisht që nuk do të dilte prej andej – siguroi Shilton – do ta kishim bërë copë-copë”.

“Vë bast që Steve është i lumtur që nuk përfundoi kështu – shtoi ai – Ai e dinte se çfarë po bënte, ja përse nuk na tha asgjë. E unë jam i lumtur që në fund të paktën një anglez mori diçka nga ajo ndeshje”.

E për më tepër duket se fanella nuk është kthyer në Argjentinë: “Në fund, fjalën e fundit e patëm ne, është njëlloj drejtësie poetike për një Botëror që na e vodhën. Unë isha kapiten atë ditë dhe ndihem keq për atë edhe sot. Doja vetëm të fitoja Kupën e Botës, sigurisht nuk kisha menduar të ndërroj fanellën me Maradonën. Edhe pse duke parë sa shumë fitoi Hodge, ndoshta duhet ta kisha bërë… Edhe pse gjatë viteve e kemi fyer të gjithë se ndërroi fanellën me një që na mashtroi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *