• |
ide | kryesore

Video/ Cristiano Ronaldo, jashtë Champions League për herë të parë nga 2003. Ragnick: “E turpshme, ndjesë tifozëve”

-Instant, Sport, Video



Disfata 4-0 e pësuar në fushën e Brighton ka mbyllur përfundimisht të gjitha shpresat për pjesëmarrjen në Champions League 2022/23 për Manchester United dhe për rrjedhojë edhe për Cristiano Ronaldon. Një vit veçanërisht negativ për portugezin, që për herë të parë në 19 vjet, hera e dytë në karrierën e tij, nuk u kualifikua për kupën më prestigjioze evropiane për sezonin vijues: hera e fundit ishte në sezonin 2002-03 kur luante me Sportingun e Lisbonës. Pastaj në aventura e parë me Djajtë e Kuq, Real Madrid dhe Juventus me të cilët ishte kualifikuar gjithmonë në Champions League: për t’u rikthyer të luajë për Kupën me veshë të mëdhenj, CR7 duhet të ndryshojë ekip.

RANGNICK: “E TURPSHME, I KËRKOJ NDJESË TIFOZËVE”
Manchester United është zyrtarisht jashtë Champions Leagues për edicionin e ardhshëm dhe Ralf Rangnick mund të kërkojë vetëm falje pas 4-0 së pësuar nga Brighton: “Kemi bërë keq, nga minuta e parë deri në minutën e fundit dhe në të dyja zonat. Nuk mund të mos u kërkojmë falje tifozëve. Ishte një paraqitje e tmerrshme dhe një rezultat poshtërues. Plani i ndeshjes ishte krejtësisht ndryshe, por më pas në fushë nuk ishim në gjendje të ishim kompakt dhe t’i kundërviheshim kundërshtarët tanë. Ne gjetëm një ekip të shkëlqyer në një nivel teknik si Brighton dhe rezultati ishte ky. Në pjesën e parë e patëm të vështirë t’i ndalinim veprimet e tyre, ndërsa në pjesën e dytë rrezikuam dhe e paguam. Me rezultatin 2-0 u përpoqëm të dilnim përpara më shpesh, por pësuam edhe dy të tjera mes 63′ e 65′: ishte një katastrofë”, tha trajneri i Djajve të Kuq.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *