• |
ide | kryesore

Video/ Gjimshiti gabim e gol, por nota nuk është ajo që shpresonte: mbrojtësi nxjerr nga telashet Atalantën

-Instant, Sport, Video



Atalanta nuk heq dorë nga lufta për një vend në Europa League dhe për ta bërë këtë kishte nevojë edhe për golin e Berat Gjimshitit. Në ndeshjen e javës së 36 të Serie A, skuadra e Gasperinit mposhti 1-3 Spezian dhe u afrua në -3 nga Lazio me 59 pikë. Në kulmin e pjesës së parë Muriel (16′) zhbllokoi lojën me ftohtësi, me një veprim brilan brenda zonës. Më pas bergamaskët u shpërqendruan, më saktësisht Gjimshiti, në topin e gjatë dhe Verde (30′) barazon rezultatin në kundërsulm. Në pjesën e dytë zikaltërit shtuan xhirot dhe mbyllën ndeshjen falë një goditjeje me kokë të Gjjimshitit (73′) dhe një goditje precize nga Pasaliç (87′). Për ligurët, kjo është humbja e katërt radhazi dhe gjithcka për cështjen e shpëtimit është shtyrë.

Protagonist në të mirë e të keq, Gjimshiti është vlerësuar me notën 6: në pjesën e parë mbrojtësi i kombëtares u befasua nga topi i gjatë i për Verden së bashku me gjithë shokët e repartit, por në pjesën e dytë u justifikua duke firmosur dyfishgimin me një goditje me kokë. 30 minuta e dicka më shumë edhe për Rey Manaj, i aktivizuar për Spezian në minutën e 59, por sulmuesi i kombëtares nuk mundi të bënte asgjë për të kaluar bashkëatdhetarin e tij kundërshtar në këtë ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *