• |
ide | kryesore

Video/ Në ditën e dorzimit të titullit, Bayern ngec në shtëpi: Stuttgart shpreson akoma të shpëtimi

-Instant, Sport, Video



Bayern Mynih, i shpallur kampion i Gjermanisë dhe i pritur nga ceremonia e dorëzimit të trofeut para tifozëve, frenon 2-2 në shtëpi ndaj Stuttgart në javën e parafundit të Bundesligës. Bavarezët i dhurojnë kështu ende disa shpresa të vakëta shpëtimi kundërshtarëve të tyre, të tretët nga fundi, por vetëm tre pikë larg Hertha Berlin dhe me diferencë golash të favorshme. Përfundon në barazim 1-1 edhe mes Frankfurt dhe Monchengladbach në një sfidë pa peshë për renditjen.

BAYERN MYNIH-STUTTGART 2-2
Bayern Mynih, i shpallur kampion i Gjermanisë, nuk arriti të festonte ceremoninë e dorëzimit të trofeut me një sukses para tifozëve të tyre dhe i jep akoma pak shpresë Stuttgart, i treti nga fundi dhe tre pikë larg Hertha Berlin, por me një diferencë më të mirë golash. Janë miqtët që kaluan në epërsi pas tetë minutash me Tomas, ndërsa duhej autogoli i Mavropanos për të shkundur bavarezët, të cilët më pas realizuan përmbysjen me Muller në minutën e 44. Kur duket e kryer pasarela triumfuese, erdhi 2-2 i Kalajdzic. Stuttgart më pas shkoi pranë golit të tretë, përpara se Lewandowski të ndalet nga traversa që la në fuqi barazimin.

FRANKFURTE-MONCHENGLADBACH 1-1
I freskët nga arritja në finalen e Europa League, Frankfurt barazoi në shtëpi kundër Gladbach në një ndeshje mes dy skuadrave në mes të tabelës dhe pa asnjë objektiv në kampionat. Plea kaloi përpara miqtë pas vetëm katër minutash lojë, Paciencia vendosi barazinë në minutën e 66 dhe ndeshja u mbyll me nga një pikë që nuk ndryshon asgjë në sezonin e dy skuadrave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *