• |
ide | kryesore

Zelensky: Vizita e Biden në Kiev do të ishte sinjal i rëndësishëm

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se do të ishte e rëndësishme që kreu i administratës amerikane, Joe Biden, të vizitonte Kievin.

“Është e rëndësishme. Mendoj se është shumë e rëndësishme sepse besoj që Biden është Presidenti i qytetërimit më të madh demokratik në shoqërinë tonë, kështu e konsiderojnë ukrainasit”, tha Zelensky për Fox News.

Ai u shpreh se është shumë e rëndësishme që Biden të shohë çfarë ka ndodhur në Bucha dhe Borodyanka.

“Ukrainasit e shohin SHBA si partnerin e tyre strategjik, do të ishte një sinjal i madh për ne nëse vinte. Johnson erdhi. Do të ishte gjithashtu mirë që Biden të shihte Ukrainën”, shtoi Zelensky.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *