• |
ide | kryesore

1 mln lekë dhe heqje patente për 2 vite pas aksidentit/ Sulejmeni: Nuk jam dakort

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Masa administrative ndaj 39-vjeçari që aksidentoi ditën e djeshme një çift me fëmijën e tyre tre-muajshe është publikuar. Mbas dhënies së masës mësohet se Sulejmeni ka deklaruar se nuk është dakord me konstatimin e policisë qe renditi si shkelje: shkelje semafori, aksidentim të kembësorëve, mosdhënie ndihme për të aksidentuarit, largim nga vendi i aksidentit pa njoftuar organet kompetente dhe drejtim mjeti nën efektin e narkotikëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme kur çifti me foshnjën po kalonin vijat e bardha. Pas aksidentit të rëndë, 39-vjeçari zbriti nga makina dhe u largua nga vendi i ngjarjes duke e lënë në mes të rrugës familjen e plagosur. Ishin kalimtarët e rastit që i ofruan ndihmën e parë çiftit Vilma Konomi, 43-vjeçe, Arion Konomit, 48-vjeç, dhe foshnjës 3 muajshe.



7 Comments

  1. Ka te drejte qe nuk eshte dakord. Ne cdo vend normal do futej ne burg, do demshperblente te demtuarit, do i hiqej patenta per gjithe jeten dhe do mbahej nen mbikqyrje derisa te linte alkoolin dhe drogen

  2. Te drejte ka qe nuk eshte dakord.
    Ai duhej te ishte arrestuar dhe duhej te ishte ne burg pa afat.
    Leja e tij e drejtimit nuk duhej ti jepej me gjate gjithe jetes.
    Dhe gjithashtu duhej ti behej nje kontroll tatimor se e kujt ishte makina, si i kishte fituar parate per ta blere etj etj. Gjera qe me sa po shoh nuk po kryhen enkas qe te mbyllet kjo ceshtje.
    Presim aksidentin e radhes per te folur per kete “te fortin” se perse ndodhej ende ne timon…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *