• |
ide | kryesore

9-Maji/ Putin mban fjalim: NATO-ja është kërcënim i dukshëm për Rusinë

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti rus Vladimir Putin ka mbajtur fjalimin e tij për Ditën e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës duke u thënë luftëtarëve rusë se tani po luftojnë për sigurinë e Rusisë. Putin tha se aleanca ushtarake e NATO-s, ku Ukraina ka shprehur ambicie për t’u anëtarësuar, është “kërcënim i dukshëm” për Rusinë.

“Operacioni special ushtarak” i Rusisë në Ukrainë – siç e cilëson Putin pushtimin e fqinjit – ka qenë një “veprim i nevojshëm” dhe “në kohë”, tha udhëheqësi rus.

“Në Kiev kanë thënë se mund të sigurojnë armë bërthamore dhe NATO-ja ka filluar t’i eksplorojë tokat afër nesh. Kjo është bërë një kërcënim i dukshëm për vendin tonë dhe për kufijtë tanë. Gjithçka ka treguar se ekziston nevoja për të luftuar”, tha Putin.

Presidenti rus tha se vdekja e çdo ushtari dhe oficeri rus “është e dhimbshme” dhe theksoi se shteti rus “do të bëjë gjithçka për t’u kujdesur për familjet e tyre”.

“Ju po luftoni për atdheun tuaj, për të ardhmen e tij”, u tha Putin ushtarëve rusë që po luftojnë në lindje të Ukrainës.

Rusia shënon sot Ditën e Fitores, apo atë që njihet si mposhtje e Gjermanisë naziste në vitin 1945. Nën udhëheqjen e presidentit rus, Vladimir Putin, kjo ditë është shndërruar në një shfaqje të fuqisë së ushtrisë ruse, si dhe në rast për të kujtuar sakrificat e Luftës së Dytë Botërore.

 



4 Comments

  1. FINLANDA KA HEDHUR FIRME MBI DOKUMENT PER NEUTRALITET TE PERJETSHEM
    PASI LEJOI NAZISTET TE SULMONIN RUSINE NGA TERRITORI I SAJ

    TANI SHKON E KERKON TE HYJE NE NATO?

    1. There isnt really nazi ideology in finland among normal population but there is huge ideology of americanism and western globalism/supremacism. Basically america and eu/un/nato apparatus is the supremacist religion/ideology of finland. Before it was independence and freedom at any cost, from either western power or eastern power,

  2. There isnt really nazi ideology in finland among normal population but there is huge ideology of americanism and western globalism/supremacism. Basically america and eu/un/nato apparatus is the supremacist religion/ideology of finland. Before it was independence and freedom at any cost, from either western power or eastern power,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *