• |
ide | kryesore

Alibeaj dhe ca deputetë të PD do bëhen pjesë e farsës së Ramës për presidentin: E kemi detyrim moral e politik

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas mbledhjes së grupit parlamentar të deputetëve të PD në selinë blu, ku u diskutua për zgjedhjen e Presidentit të republikës, ka folur Enkelejd Alibeaj. Ai tregoi emrat e deputetërve që do e shoqërojnë nesër në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku do të diskutohet me përfaqësuesit e mazhorancës për emrin e Presidentit të Republikës. Në këtë mënyrë cfarë ka mbetur nga PD-ja e Bashës me përfaqësues Alibeajn, do të bëhet pjesë e farsës së Edi Ramës për presidentin e ri. Rama e ka emrin e presidenti të ri, thjesht i duhet tani një proces farsë për t’i veshur petkun demokratik. Dhe Alibeaj me disa deputetë të tjerë të PD-së kanë zgjedhur të bëhen pjesë e kësaj farse të mazhorancës. 

“Nesër unë shkoj në Konferencën e Kryetarëve bashkë me anëtarët, Gjekamarkaj, Duma, Mediu dhe zonjën Doda. Në mbledhjen e kaluar secili nga deputetët ka artikuluar të gjitha kërkesat e veta se si e imagjinon ai figurën e Presidentit të Republikës, jo vetëm kaq por duke menduar se do të jetë një poroces konsultues, edhe në këtë mbledhje informuese secili deputet ishte këtu për të thënë pikërisht këtë. E mbani mënd çfarë thashë, po sikur unë të them që presidentin ta propozojë opozita, ne e bëmë. Unë besoj se Kushtetuta thotë se duhet të jetë president i shqiptarëve, dhe që të jetë president i shqiptarëve duhet të jetë një figurë neutrale, pra ne po japim qëndrimin tonë të bërë transparent se si do duhet të profilizohet Presidenti i republikës”, tha Alibeaj.



1 Comment

  1. Eshte hera e pare qe nga PD propozohet per president njerez nga klasa e te pesekutuareve politik. Natyrisht qe “konsevatori, i djathti” komunisti Berisha refuzon prerasi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *