• |
ide | kryesore

Alibeaj thërret grupin e PD për zgjedhjen e Presidentit, sa deputetë kanë ardhur (Emrat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot në orën 14:00 një mbledhje të deputetëve për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Nga 52 deputetë ka grupi parlamentar demokrat, deri në këto momente kanë mbërritur 20 deputetë, ndërsa deputetët e Komisionit të Rithemelimit kanë konfirmuar bojkotimin e mbledhjes.


Të kontaktuar nga news 24, deputetët e Komisionit të Rithemelimit konfirmuan se nuk do të bëhen pjesë e “këtij teatri”, siç e quajtën ata mbledhjen e thirrur nga Alibeaj.

Një ditë para mbledhjes ai u ka shpërndarë deputetëve një draft me kriteret dhe formulën e zgjedhjes së Presidentit, ku vë në dukje faktin se materiali nuk është përfundimtar dhe mund të ndryshojë në varësi të propozimeve të deputetëve.

“Duke shpresuar të keni kaluar sa me mire ne fundjave, po ju shkruaj per mbedhjen e radhes se grupit. Sic u bisedua, ju lutem gjeni bashkelidhur dokumentin, ku jane sintetizuar me kujdes diskutimet qe beme ne mbledhjen e fundit, si dhe mendimet e derguara me email nga disa prej jush. Vini re ju lutem qe dokumenti eshte ende draft, dmth eshte i hapur per t’u permiresuar, korrigjuar dhe shtuar per mbledhjen e neserme. Po jua dergoj qe sot me qellim qe secili prej jush te kete mundesi efektive per ta analizuar dhe per te kontribuuar ne permiresimin e tij”, thuhet në emailin e shpërndarë mbrëmë nga Alibeaj.

Në mbledhjen e fundit të thirrur nga Alibeaj rezultoi se 22 deputetë ishin të pranishëm, ndërkohë që 17 të tjerë janë pozicionuar me Komisionin e Rithemelimit dhe pjesa tjetër nuk janë pozicionuar me asnjërën palë.

Deputetët e pranishëm: 

Kreshnik Collaku
Zheni Gjergji
Bledjon Nallbati
Dashnor Sula
Arbi Agalliu
Gazment Barshi
Dhurata Cupi
Saimir Korreshi
Eralda Bano
Merita Bakiu
Ferdinand Xheferri
Kastriot Piroli
Ilda Dhori
Lefter Geshtenja
Lindita Metaliaj
Flamur Hoxha
Seladin Jakupllari
Enkelejd Alibeaj
Emilja Koliqi
Orjola Pampuri

6 Comments

  1. Kshu eshte kur je i perlyer e ti fusin bolet ne shul, pastaj e kane kollaj te tallin hajdarin me keto surrogato deputete Alibeu, Alibasha, Alibaba etj etj.

    1. O Gezim , te hyfte cari im! Po ti shko qihu beji temena bandes se komunisteve te rilindur te kokaines te pacavurja e Mero Corapes. Te pakten ne PD mire keq jane trazuar ujrat, flasin, japin mendine kundea e pro gjithkujt, por ke garnizoni Rilindje nuk pipetin njeri pervec Xonit. Le me fjala vote e zgjedhje eshte “cfraqje huaj”😜😂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu