• |
ide | kryesore

Arratisja e të riut nga gjykata e Korçës, nisin hetimet për 4 punonjës policie

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



4 punonjës policie janë vënë nën hetim nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore, pas arratisjes së Kristian Medollit nga ambientet e Gjykatës së Korçës, teksa ishte shoqëruar për t’u njohur me masën e sigurisë.

Më datë 08.05.2022, Drejtoria Rajonale Elbasan – Korçë e AMP në konsultim edhe me Prokurorin e gatshëm, referoi materialet e para hetimore në gjendje të lirë për 4 punonjës të Komisariatit të Policisë Korçë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet hetimore u referuan në ngarkim të punonjësve të policisë;

  • Inspektor G. S., me detyrë Përgjegjës i zonave të sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë,
  • Inspektor F. S., me detyrë Trupë shërbimi i patrullës së përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Korçë
  • Inspektor E. S., me detyrë Trupë shërbimi i Patrullës së Përgjithshme
  • Komisar M. J., me detyrë Shef i Seksionit të Rendit në Komisariatin e Policisë Korçë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *