• |
ide | kryesore

Berisha: E papranueshme ajo që po bëjnë Rama dhe Erdogan me myslimanët tanë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha bëri akuza të forta deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvend duke u shprehur se kryeministri Edi Rama ka dërguar njerëz që t’i bëjnë presion kreut të Komunitetit Mysliman Shqiptar që të dorëhiqet nga posti i tij.

“Informohem se Edi Rama ka dërguar njerëz për t’i bërë presion kreut të KMSH-së për të dhënë dorëheqjen sepse sipas tij këtë kërkon Erdogan. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe këto qëndrime të Edi Ramës.

Asnjë ndërhyrje nuk lejohet në autonominë e komuniteteve fetare. I bëj thirrje presidentit të Turqisë të sjellë dosje për çdo individ. Ne nuk mund të fajësojmë njerëz që janë shkolluar me fondet e Gylenit kur ai ka qenë aleati juaj më i ngushtë, kjo nuk mund të ndodhë.

Nuk mund të ndërhyhet në këtë pikë. Për xhaminë e falënderojmë për ndërtimin. Por nesër në pushtet do paguajmë çdo qindarkë për ndërtimin e saj. Autonomia është shumë më e çmuar”, – u shpreh Berisha. ©LAPSI.al



7 Comments

    1. Jo mo c faj ka saliu.
      Saliu eshte engjell i ren nga qielli.
      Po qe e do pushtetin, per te na ndreq jetet tona.
      Sa i mire qe eshte.
      Gjith jeten ka then vetem te verteta. Nuk e njeh mashtrimin dhe perbaltjen.
      O lum ai qe e ka mik. Se u be njeri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *