• |
ide | kryesore

Bullgaria e prerë: Refuzojmë çdo ultimatum për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti bullgar Rumen Radev ka thënë se vendi i tij nuk do të pranojë asnjë ultimatum në bisedimet midis Shkupit dhe Brukselit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.

Sofja vuri veton në fund të vitit 2020 për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duke argumentuar se Shkupi nuk po zbaton një traktat dypalësh të nënshkruar në 2017.

“Është jashtëzakonisht e pavend dhe e kotë t’i jepen ultimatume Bullgarisë,” u tha Radev gazetarëve në Sofje të hënën, duke komentuar një deklaratë të ministrit të jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Osmani u shpreh se deri në qershor, pra deri në fund të presidencës franceze të BE-së ekziston mundësia e zhvillimit të marrëdhënieve mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Radev këmbënguli se duhet të plotësohen kushtet për fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Vetoja preku edhe fillimin e bisedimeve të BE-së me Shqipërinë, pasi dy vendet ndjekin një rrugë të përbashkët.

Presidenti bullgar foli gjithashtu për presion të jashtëm, siç e quajti ai ndaj Bullgarisë dhe akuzoi Maqedoninë e Veriut për “shkelje të të drejtave të njeriut” nga bullgarët etnikë, “shkelje të kritereve të Kopenhagës dhe gjuhë të urrejtjes”.

Sipas kritereve të Kopenhagës, shtetet anëtare duhet të plotësojnë disa kushte nëse duan të anëtarësohen në Bashkimin Europian , siç është ekzistenca e institucioneve për ruajtjen e qeverisjes demokratike dhe të drejtave të njeriut.



1 Comment

  1. Sa kohe kemi qe presim edhe sa kohe do kalojne femijet tane duke pritur BE qe keta te na pranojne keta tallen me ne dhe as nje here nuk kane per te na futur ne BE ky eshte realiteti i hidhur qe gjithesecili nga ne do ta kuptoje me Kalimin e kohes na mbajne varur qe ne mos bashkoemi me Kinen apo Rusine dhe kur vjen puna per te na pranuar nxjerrin ca arsye qesharake cadre lidhje kemi ne me Maqedonine ne jemi shtet me vete dhe Bullgaria po e thote troç le te hapen negociatat me Shqiperine po nuk duan dhe nxjerrin ca arsye qesharake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *