• |
ide | kryesore

“Duam vendin e katërt”: Arapi i habit të gjithë, sa siguroi mbijetesën kërkon Europën

-Instant, Sport



“Vinim pas disa ndeshjeve të mira, kemi pasur vazhdimësi, kjo më ngroh. Sot e mbyllëm një objektiv, pavarësisht se Teuta nuk ishte ndërtuar për mbijetesë, do ti bëjmë hyzmetin javëve të mbetura, pse jo për të pretenduar për vendin e katërt”. Renato Arapi shkon larg me mendimin, në kohën kur sapo ka siguruar matematikisht qendrimin në Superiore. Tekniku i Teutës tani ëndërron vendin e katërt, matematikisht i mundur por realisht jashtë mundësive, pavarësisht momentit të mirë të durrsakëve: “Kemi gjetur stabilitet. Na motivon pjesa e sipërme e renditjes, janë 9 pikë në lojë, diferenca është 6 pikë. Pjesa më e madhe e lojtarëve besoj do të qëndrojnë dhe vitin tjetër, kjo është një pikënisje e mire”.

Tekniku i ka idetë të qarta në atë që kërkon nga të tjerët, sepse nuk mjafton që Teuta të fitojë ndeshjet e saj, por duhet që Kukësi e Vllaznia të lënë pikë: “E mira është që Vllaznia-Kukësi të dalë barazim. Tirana pavarësisht se është shpallur kampion, do të mundohet të tregohet serioze deri në fund. Është shumë e rëndësishme që të formohemi nga ana psikologjike dhe të kemi vazhdimësi – tha tekniku, që tregon edhe pengun në këtë fund sezoni -. I vetmi peng është ndeshja me Tiranën. Me Vllazninë bëmë lojë të mirë, por nuk krijuam shumë. Me Tiranën I kishim mundësitë për ta fituar ndeshjen, por futbolli I tillë është, i ka të treja rezultatet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *