• |
ide | kryesore

Elon Musk kërcënohet nga Rusia: Nëse vdes në rrethana misterioze, kënaqësi t’ju njihja

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Njeriu më i pasur i botës, Elon Musk bëri në Twitter, rrjetin social që sapo e bleu, një deklaratë shokuese.

“Nëse unë vdes në rrethana misterioze, ishte ka qenë kënaqësi t’ju njihja.”– shkroi Musk, duke i lënë të hutuar përdoruesit e internetit.

Ai mori një përgjigje të ashpër nga nëna e tij super modele, Maye Musk. Kjo e fundit i shkroi: “Kjo nuk është për të qeshur!”. 

I biri i saj, Elon, shkroi përsëri duke lënë të kuptohet se nuk bëhet fjalë për një shaka.

“Më falni, do të bëj çmos për të qëndruar gjallë.”- është përgjigja e tij për nënën.

Vetëm një orë para postimit të tij për “vdekje në rrethana misterioze”, Elon Musk kishte ndarë një postim tjetër me ndjekësit ku shfaqej një komunikim nga një oficer rus. Postimi përmendte se Musk është i përfshirë në sigurimin e pajisjeve të komunikimit, terminaleve të internetit të satelitit Starlink – për “forcat fashiste në Ukrainë”. 

Dorëzimi i pajisjeve u krye nga Pentagoni, selia e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së, thuhet në postim.

“Dhe për këtë, Elon, do të mbahesh përgjegjës si një i rritur – pa marrë parasysh sa do të bësh budallain.”- vijonte kërcënimi ndaj pronarit të Teslas, SpaceX, Twitter, Neuralink, Boring Company, etj.

Kur forcat ruse goditën mjetet e komunikimit në Ukrainë, qeveria e Ukrainës u kthye për ndihmë tek multi-miliarderi Elon Musk. Qeveria i kërkoi Musk-ut ti jepte antena dhe akses në rrjetin hapësinor global të satelitëve ultra-modernë “Starlink”, që Musk e ka në pronësi të tij.

Musk reagoi menjëherë dhe brenda 24 orëve filluan dërgesat në Ukrainë. Multi-miliarderi ka mbajtur një qëndrim të hapur kundër agresionit rus në Ukrainë. Ai u tall me Vladimir Putinin, duke e sfiduar në një ndeshje trupore “tek për tek”, dhe për këtë mori edhe një kërcënim nga lideri çeçen, besnik i Putin, Ramzan Kadyrov.

Vetë qeveria amerikane ka falenderuar Elon Musk për ndihmën e madhe që po i jep Ukrainës dhe koalicionit perëndimor kundër Rusisë. Kjo siduket ka acaruar rusët deri në një pikë që nuk mban më. ©LAPSI.AL 



4 Comments

  1. Mjaft me shashkat per rusine..musk kercenohet nga globalistet dhe majtistet qe nuk do kontrollojne dot mashtrimet me ane te tweeter.
    Shplarje truri me rusin si gogol nderkohe qe carles shwab dhe kill gates po shkerdhejn cdo gje..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *