• |
ide | kryesore

Gol në minutën e 95, Vllaznia arrin Partizanin në vendin e tretë: mbyllen dyert e Europës për Kukësin e Longos

-Instant, F1, Sport



Shembet Kukësi i Longos, që momentalisht është jashtë Europës. Vllaznia triumfon në minutën e 5 shtesë 2-1 në Loro Borici Suksesi i dytë në pankinë për Elvis Plorin, që bëri gjetjen me sulmuesin e talentuar shkodran, Mehdi Coba, në gol vetëm 3 minuta pasi hyri në fushë.

Kukësi u mundua të tregohet i kujdesshëm në prapavijë, me Xhikën që më shumë se nga kundërshtarët ia komplikoi jetën vetes, ndërsa shkodranët sulmuan pa qartësinë e duhur, duke krijuar raste sporadike e me shumë tentative nga distance, në pamundësi për tu afruar në zonën e Xhikës. Konkluzioni i Basa në të 31, i devijuar, u ndal nga shtylla dhe ishte mundësia më e mirë për skuadrën e Longos. U duke se të paktën pjesa e parë nuk mund të thoshte më shumë, por në të 43’ Da Silva dërgoi në rrjetë krosimin e Gurishtës. 1-0 që ndryshoi planet e të dy trajnerëve për pjesën e dytë, që megjithatë nuk u ngjit në nivel teknik, përvec agonizmit që ja diktonin emocionet.

Kukësin e futi në lojë një gafë e Zogovic, në goditjen e dënimit të Taipit, duke i dhënë mundësinë Lulajt të shtynte në rrjetë topin e 1-1 kur mbeteshin edhe 10 minuta nga fundi. Shkodranët luajtën gjithcka për gjithcka në kohën që mbeti, e në minutën e 5 shtesë, Coba i sapofutur në fushë, mposhti Xhikën duke barazuar Partizanin në renditje dhe duke nisur një festë të vërtetë të Plorit e të tijve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *