• |
ide | kryesore

Grabitet me armë banka e nivelit të dytë në Shkodër

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre persona të maskuar kanë grabitur filialin e BKT në Koplik.

Ata kanë hyrë në filialin e bankës duke marrë një shumë parash dhe më pas janë larguar me një makinë tip “Golf 4” të zi. Mësohet se gjatë momentit të grabitjes brenda në filialin e bankës ndodheshin punonjësit si edhe klientë që merrnin shërbime.

Menjëherë pas largimit të grabitësve, punonjësit e bankës kanë njoftuar sigurinë si edhe policinë, të cilët ndodhen në vendin e ngjarjes duke bërë këqyrjet e nevojshme me qëllim gjetjen e provave të mundshme të lëna nga grabitësit.

Ngjarja sapo ka ndodhur dhe nuk dihet ende shuma e parave të grabitura, ndërkohë që raportohet për gjetjen e një makine të djegur pranë Bajzës. Dyshohet se autorët kanë marrë një automjet tjetër për të humbur gjurmët.

Në zonë janë dërguar forca të shumta policie.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *