• |
ide | kryesore

Inteligjenca britanike: Putini, lideri që dëshiron të trembë botën

-Instant, Lajme, Planet



Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace tha se Vladimir Putin po përpiqet të frikësojë botën me paradën e tij ushtarake në Sheshin e Kuq në Moskë, me rastin e Ditës së Fitores Rusë ndaj nazistëve gjatë luftës së Dytë Botërore.

Parada shënon fitoren e Luftës së Dytë Botërore ndaj nazistëve.

Në lidhje me këtë, sekretari britanik tha se Putini dhe rrethi i tij i ngushtë po pasqyrojnë tiraninë e fashizmit.

Në një fjalim në Muzeun e Ushtrisë Kombëtare në Londër, Wallace tha se ajo që presidenti rus do të bëjë është të frikësojë popullin rus dhe botën nëpërmjet kërcënimit  të vazhdueshëm me anë të ushtrisë dhe armëve.

“Unë besoj se konflikti i vazhdueshëm dhe i paprovokuar në Ukrainë nuk bën gjë tjetër veçse çnderon ushtarët rusë”, tha zyrtari britanik.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *