• |
ide | kryesore

Inter rigjen Bastonin për finalen: Inzaghi në dilemë për sulmin, Dzeko favorit për të luajtur me Lautaron

-Instant, Sport



Mendimi është i gjithi në finalen e Kupës së Italisë. Vetëm nga e enjtja Interi do të rikthehet për t’u fokusuar në garën e titullit, me shpresën që Milani, në +2 me fitoren me përmbysje ndaj Veronës në Bentegodi, të mund të bëjë një hap fals në dy javët e fundit të kampionatit. Kështu mendja dhe këmbët, në ndeshjen e së mërkurës në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin Olimpico kundër Juventus, me synimin për të përsëritur rezultatin e marrë në Superkupën e Italisë në janar, kur erdhi, fitorja 2-1 në kohën shtesë dhe trofeu.

Lajme të mira për Simone Inzaghin, që ndaj bardhezinjve do të gjejë në mbrojtje Alessandro Bastonin, i cili mbeti në stol në rikuperimin ndaj Bolonjës dhe jashtë cështjes në transfertën në Udine dhe në shtëpi kundër Empolit, për shkak të një dëmtimi muskulor në soleon e këmbës së djathtë. Mbrojtësi pasi u stërvit veçmas të dielën, është rikthyer me grupin të hënën dhe të martën do të fluturojë për në Romë me pjesën tjetër të skuadrës. Mungesa e tij është ndjerë: pesë gola të pësuar nga zikaltrit në tre ndeshjet e fundit, i njëjti numër që më parë e kishin pësuar në dhjetë javë.

Dyshimi kryesor për Inzaghin ka të bëjë me atë se kush do të mbështesë Lautaro Martinezin në sulm, nëse do të jetë Correa si kundër Empolit apo Dzeko, i cili mbeti në pankinë kundër toskanëve dhe hyri në të 25′ e pjesës së dytë për të zëvendësuar Toron, me shumë mundësi me synimin për ta bërë atë të marrë frymë në kuadër të ndeshjes kundër Juves. Për momentin boshnjaku duket të jetë favorit për t’u bashkuar me argjentinasin titullar fiks, autor i njëmbëdhjetë golave në 11 ndeshjet e tij të fundit zyrtare për zikaltrit. E me objektivin për të rritur sasinë e golave ,tashmë rekord, të sezonit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *