• |
ide | kryesore

“Jam e sëmurë”/ KPK shtyn seancën për gjyqtaren e ‘Tik-tokut’ me një paralajmërim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Shtyhet seanca në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ndaj gjyqtares së pezulluar të Elbasanit, Enkelejda Kapedani.

Vetë Kapedani nuk ishte sot e pranishme në seancë, duke justifikuar mungesën me gjendjen e saj shëndetësore dhe për këtë dorëzoi një raport mjekësor, ku thuhej se është e sëmurë.


Në këto rrethana, KPK njoftoi mbledhjen e radhës më 16 maj ora 10:00, duke i kërkuar subjektit të marrë masa që të jetë e pranishme, ose të në kundërt të dërgojë avokat, pasi nuk do të ketë më shtyrje të seancës.

Kapedani është e pezulluar nga detyra prej Këshillit të Lartë Gjyqësor, për shkak të një procedimi disiplinor të hapur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, pas publikimit në Tik Tok të disa videove të filmuara në zyrë dhe teksa drejtonte makinën.

3 Comments

  1. Keto raportet mjekesore te gjykatesve, prokuroreve e avokateve jane bere si justifikimet e kalamajve ne shkolla. Eshte bere sistemi i drejtesise si vend parkimi te pacienteve te spitalit, me shume semuren keta se diabetiket dhe obezet. Kot me lind si pyetje, a verifikohen ndonjehere keto “raportet”?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.