• |
ide | kryesore

Kim refuzon Ramën për presionin ndaj prokurorëve të SPAK

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Për ta bërë më të besueshëm presionin ndaj prokurorëve të SPAK-ut, që këta t’i ndalin goditjet në anën e socialistëve, por të hetojnë Berishën e Metën, kryeministri Rama përdori disa qëndrime publike të Departamentit të Shtetit.

Me Berishën e pati më të lehtë. Meqënëse ai u shpall non grata për “korrupsion madhor” nga SHBA, Rama arsyetoi se SPAK duhet t’ia “heqë këtë gur nga qafa” Shqipërisë dhe ta ndajë mendjen, nëse Berisha është apo jo i korruptuar.

Ndërsa për të implikuar SHBA në lidhje me Ilir Metën përdori Ardian Dvoranin, gjykatësin që Departamenti i Shtetit e shpalli “Kampion të antikorrupsionit”. Sipas Ramës, SPAK nxitoi të vërë nën hetim Dvoranin, pasi ai u denoncua nga presidenti për shpërdorim detyre, kur “gjithë Shqipëria pret që të hetohet Ilir Meta”.

Në të dyja rastet, logjika e Ramës përputhet me mesazhet që kanë dalë nga ambasada amerikane në Tiranë. Vetëm se pas tyre fshihet djallëzisht presioni për t’i ndalur hetimet ndaj ministrave dhe kryebashkiakëve socialistë. Kur thotë se kërkon ekuilibër nga SPAK, Rama e pranon që hetimet ndaj socialistëve duhet të ndalen.

Por a qëndron edhe ambasada amerikane pas këtij presioni?

Kësaj pyetjeje iu përgjigj Yuri Kim pasditen e sotme, ndërsa ishte ulur në tryezë me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manjën që përsëriti kërkesat për hetimin e Sali Berishës. Sado që ministri kërkoi hetimin e një personi të shpallur non grata, Yuri Kim u distancua.

“Këto nuk janë standardet që kërkojmë të arrijmë në Shqipëri. Këto nuk janë standardet që kërkojnë shqiptarët kur flasin për reformën në drejtësi. Duhet një drejtësi, ku drejtësia është e verbër, të gjithë janë të barabartë para ligjit. Kur veprojnë prokurorët, nuk duhet ta bëjnë se i ka kërcënuar dikush, i ka porositur dikush apo u ka dhënë para dikush”, u shpreh ambasadorja.

Përgjigjia për Ramën është direkte dhe në një farë mënyre është një dalje nga kurthi ku tentoi ta fusë kryeministri duke iu referuar qëndrimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Dy ditë më parë, Arben Kraja iu përgjigj kryeministrit duke thënë se Ardian Dvorani nuk ishte nën hetim dhe se çështja ndaj tij ishte pushuar prej kohësh.

Por Rama e vazhdoi fërkimin me kreun e SPAK duke thënë se “nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës” shkruajti kryeministri.

Në fillim të këtij mandati të tretë qeverisës, Rama u tha deputetëve socialistë se PS nuk do të shndërrohet në zyrë avokatie për asnjërin prej tyre. Pas arrestimit të ish-Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, dënimit t ëish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe prangosjes s ëish-deputetit Alqi Bllako për aferën e inceneratorëve, Rama ka ndryshuar qëndrim dhe kërkon që SPAK të godasë edhe opozitën./Lapsi.al



17 Comments

    1. Shume faliminderit z Ambasadore🇺🇲🇦🇱🇪🇺🇺🇦🇦🇱 thotë:

      Shume faliminderit z Ambasadore. Po eshte vertet se SPAKU Deri tani ka goditur veq njerzit e Edi Rames.
      Por shume mire ka bër se pse të gjith jane një lloje hajdute dhe të lidhur me krimin.
      Une mendoje se kure të hapet dosja për Sali Berishen duhet të hapet edhe për vrasjet që ka bër ai vet me 21 janare.
      Dhe familja e ti nē Gerdec.
      Prandaje gjërat duhet kopsitur mire🇦🇱🇪🇺🇺🇦🇺🇲🇦🇱🇦🇱🇺🇲

      1. o rrote……. karri nuk ka lidhje Berisha me 21 janarin se nuk ishte komandant reparti garde, e as brigadier a drejtor ne Gerdec.

  1. GOJA E YMER GELBAZE KELLIRES MBAN ERE ME TE QELBUR SE BYTHA E SALI BERISHES DHE EDI RAMES,PRANDAJ NUK I OFROHET ASKUSH ZAGARIT TE FRUSTRUAR SEXUAL thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRROK CUPIT AFER PALLATIT TE ARMINA MEVLANIT DHE NUK JA PRESIN BOLET

  2. Perballe kreativitetit, babezise dhe bemave te rilindjes Likja me shoke dalin amator dhe diletant…

  3. Don Corleone i tha Luka Brazit qe te shkonte te Tataljat dhe te bente sikur po e tradhetonte…..

    Vite me vone Michael Corleone i tha Vincentit te shkonte tek Altobelo te bente te njejten gje……..

    hahahahahahahahahahah dy komedianet e medhenj tragjike, Rama dhe Kim!

    1. Eshte vetem 1 kurve e mavijosur – CendriFuga.
      Perdor 17 emra po eshte i njejti g99-sh.
      Del ne skene vetem kur lajmi eshte mbi nje citat apo pordhe te Liderit Ndergalaktikor Pansurrelian…

      1. Fiks fare,fuga leshi i ben.
        Dhe komentet i ben kaq idiote,qe te duken gjoja nga populli i thjeshte,te gjitha gati njelloj.Shikoni kur ti ndryshoja nga pak tani e tutje.

  4. Zonja Kim megjithe respektin tim per USA por fatkeqesisht jo per ju deklarate te tilla nuk kane asnje vlere.

    Rama eshte pjella juaj politike prandaj pergjegjesia bie direct mbi ju dhe DASH.

    Me vjen shume keq qe po I ktheni shqipetaret ne antiqeveritar tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *