• |
ide | kryesore

“Mbledhja e grupit të PD dështoi”, Salianji flet për Presidentin e ri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti demokrat, Ervin Salianji deklaroi sot se mbledhja e grupit parlamentar të PD-së me vetëm 21 deputetë dështoi, megjithë përpjekjet e tij për të zhvilluar një takim të të gjithë deputetëve të opozitës, përfshi edhe Komisionin e Rithemelimit.

Në një status në faqen e tij në Facebook, Salianji shkruan se “I keqardhur qê mbledhja e grupit parlamentar të PD dështon për herë të dytë të mblidhet! Personalisht bëra çdo përpjekje për të zhvilluar mbledhje të përbashkët por u refuzua njëanshmëtisht duke prodhuar dhe të pavërteta publike! Kandidati për president duhet të jetë politik dhe me integritet të lartë që ti qëndrojë presionit politik të autokracisë Rama! Çdo zgjedhje tjetër është zgjedhje personale e Ramës siç ndodh në çdo autokraci!”

Sipas tij “63 deputetët opozitarë të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit përfaqësojnë opozitën, pakicat me 1/3 e këtij numri nuk kanë legjitimitet dhe shpresoj të jenë në naivitet politik dhe jo në shërbim të Ramës!”.



2 Comments

  1. Lapsi jeni bere media e lodhur. I nxirni shume vone lajmet e aktualitetit. Jeni fokusuar se çfare thotë Bushati si e jema e zeqos maj thanes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *