• |
ide | kryesore

Milan, mendje e zemër kundër Atalantës: të dielën mund të mbërrijë titulli kampion

-Instant, Sport



“Urime djemve, u bë gjithçka që iu kërkua, edhe ata që hynë nga pankina”, kjo është përmbledhja perfekte e fitores së Milanit në Verona. Një nga paraqitjet më të mira të sezonit të skuadrës së Piolit, pa dyshim. Nëntëdhjetë minuta në të cilat kuqezinjtë kanë treguar pse janë në krye të klasifikimit dy javë nga fundi. Lojë e mirë, mendje dhe shumë zemër, sidomos zemër.

Milani dominues në gjysmë orën e parë, por pastaj diti të reagojë menjëherë ndaj disavantazhit. Një sinjal i shkëlqyer, por për këtë kishte pak dyshime tani. Tre pikë të legjitimuara në pjesën e dytë ku Leao ishte përsëri i papërmbajtshëm dhe Verona praktikisht u zhduk nga fusha, e mbytur nga mesfusha e Milanit. Një shenjë e pjekurisë së madhe, një skuadër që e ka menaxhuar shumë mirë presionin dhe udhëton me shpejtësi drejt një ëndrre.

Një ëndërr që quhet titull dhe për ta ngritur në qiell mungojnë vetëm katër pikë, ndaj Atalantës dhe Sassuolos. Tashmë të dielën në San Siro, në orën 18:00, atmosfera do të jetë rrëqethëse: biletat të shitura krejt për të nxitur Tonalin dhe shokët e tij. Me një fitore, kuqezinjtë do të uleshin të qetë në divan për të parë Interin në Cagliari, në fushë në orën 20:45. Në rast të një barazimi apo humbje të zikaltërve, Milani do të ishte tashmë matematikisht kampion me një javë nga fundi. Përndryshe cështja do të shtyhej për javën e fundit ku skuadra e Piolit do të shkojë në shtëpinë e Sassuolos dhe ajo e Inzaghit do të presë Sampdorian. Sipas asaj që parashikohet nga Lega vetëm në javën e fundit të kampionatit ndeshjet do të luhen në të njëjtën kohë. Koncepti i rikonfirmuar nga presidenti De Siervo pak ditë më parë: “Jemi njerëz të arsyeshëm dhe i kuptojmë diskutimet, por jemi pjesë e një modeli ekonomik me rregulla, për të patur sa më shumë audiencë në gjendje për të parë ndeshjet. U vendos vite më parë që java e fundit të luhet në të njëjtën kohë, nëse është e nevojshme. Dhe është njësoj si ajo që ndodh jashtë kufijve, modeli ekonomik është i njëjtë për të gjithë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *