• |
ide | kryesore

Një pjesë historie rrëzohet në Kategorinë e Parë: Skënderbeu dënohet në minutën e 101’, 1-1 mban gjallë Dinamon

-Instant, Sport



Skënderbeu rrëzohet matematikisht nga kategoria. Skënder Gega dhe korcarët e tij nuk shkuan më shumë se një 1-1 me Dinamon, që nëse mban ende gjallë blutë për bilanc pozitiv me Egnatian, i thotë mirupafshim Skënderbeut që me 9 pikë e 9 ende në lojë llogarit një barazim e dy humbje me rrogozhinasit e zonës play out. Gega e të tijtë dënohen në minutën e 101’, sepse barazimi është vendosur përtej shtesës prej pesë minutash, kur penalltia për blutë për t’u verifikuar nga Jorgji në sistemin VAR ka dashur më shumë se dhjetë minuta.

Blutë e Vanolit mund të shpresojnë edhe një javë për të mbijetura në elitën e futbollit shqiptar, ndonëse dhe ata nuk e kanë bilancin e mirë me Egnatian, që i ka mundur një herë dhe kanë barazuar dy ndeshje të tjera. Korcarët kanë qenë më të rrezikshëm në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u duk se gjetën celësin e fitores në minutën e 83’ me Berishën, teksa lojtari shfrytëzoi krosimin nga e majta të Marës për të shënuar golin e avantazhit. Skënderbeu nis të shpresojë tek mbijetesa, ndërsa fitorja rrëzonte direkt Dinamon në Kategorinë e Parë. Por prekja e topit me dorë nga Pusi dhe goli i Lilajt bëjnë të kundërtën.

Dinamo mbetet edhe për pak në Superiore dhe tani e vetmja mënyrë për të shpëtuar është të fitojë të gjitha ndeshjet, ndërsa Egnatia t’i humbasë e në përballjen e fundit direkte, në javën e fundit të kampionatit, Vanoli duhet të fitojë me më shumë se 2 gola diferencë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *