• |
ide | kryesore

Operacion për dobësim/ Kosova ndahet pas ndërhyrjes kirurgjikale të presidentes Osmani

-Instant, Kryesore



Ndërhyrja krirurgjikale e kryer në Turqi nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani duke se ka ndarë në dysh opinionin dhe mediat në Prishtinë. Një lajm në formë “scoop-i” nga gazeta e madhe turke Hurryiet është rimarë me komente të ndryshme nga pothuasje të gjitha mediat shqupfolëse. Në qendër të tij është fakti se znj Osmani ka kryer një operacion në Antalja i cili ka pasur si qëllim përmirsimin e pamjes së saj estetike dhe rrëzimin e kileve të tepërta.

“Hurriyet”, informacionin për operimin e presidentes Osmani, e shoqëroi me titullin: “Presidentja e Kosovës iu nënshtrua operacionit në stomak: Kilogramët e tepërt i la në Antalia”. Ngjashëm veproi media “Vatan”, e cila artikullin e titullo: “Presidentja Vjosa Osmani shpëtoi nga pesha e tepërt në Turqi” . Në mediat e këtij vendi u panë edhe shumë foto krahsauese të Vjosa Osmanit me format që dukej para operacionit dhe ashtu siçështë pamja e saj sot.

Kosova Cumhurbaşkanı mide ameliyatı oldu: Fazla kilolarını Antalya’da bıraktı

Sipas gazetarit të Hurryiet, Salim Uzun, presidentja iu nënshtrua operaiconit në fjalë rreth një vit më parë.

Sipas të njëjtit burim ky operim është realizuar nga doktori i njohur Ayhan Mesci, i cili punon edhe si profesor në Universitetin “Akdeniz”. Mesci është një specialist elitar në këtë fushë, i cili shquhet për profesionalizëm të lartë.

Ky lloj operimi quhet “Tüp”. Fjala ‘tüp’ përkthyer në shqip, do të thotë tub ose gyp. Operimi “Tüp” quhet kësisoj, sepse lukthi pas këtij operimi mbetet në formë të tubit ose të gypit.

Në operacione si këto, që në gjuhën e përditshme qunë zvogëlim i stomakut ose tub, njeriu humbet 80 % të organit të tretjes dhe detyrohet të konsumojë shumë më pak ushqim.

Por shpejt kjo çështje në dukje personale dhe shëndetësore është shndërruar në një debat politik. Në epiqendër të tij janë vënë raportimi i mediave turke se para dhe pas ndërhyrjes dhe çmimit të saj të kripur , Vjosa Osmani ka qëndruar para dhe pas operacionit në një hotel me 5 yje. Një problem tjetër ka qenë edhe ai i transparencës: a duhet të jetë në dejni publiku të kartelës shëndetësore të udhëheqësve të vendit? Rolin e kritikut e ka luajtur edhe gazetari Berat Buzhala. në një status të tij të rimarë gjërësisht nga mediat opozitare ai shkruante: “Si cdo kund ne bote, ne vende te lira dhe demokratike, publiku duhet te informohet kur Presidenti futet ne operacion. Dhe shume pyetje te tjera qe presin pergjigje. Obesiteti eshte semundje qe duhet me u sheru, prandaj shume mire qe Presidentja e ka trajtu kete problem. Vetem se duhet me tregu. Nese nuk gaboj Thaci u pat bo operacion ne Prishtine edhe pat tregu”, shkroi Buzhala.

Por një qëndrim krejt të ndryshëm ka shprehur në llogarinë e vet në Facebook gazetari që punon për shtypin zvicerian Enver Robelli: “…në një vend normal njerëzit normalë e mbrojnë dinjitetin e postit të presidentes. Sepse në atë post ajo i përfaqëson të gjithë. Sepse është zgjedhur në mënyrën më demokratike të mundshme. Madje si asnjë president para saj. Ka pasur të tillë që e kanë blerë postin me favore parapolitike. Ka pasur të tillë që kurrë nuk është dashur as të hyjnë në oborrin e zyrës së presidentit, por janë bërë president falë aritmetikave të grupeve kriminale dhe të korruptuara. Në vend të mbrojtjes së postit të presidentes përtypen ndyrësitë e mediave turke, të cilat nuk guxojnë të shkruajnë një fjalë kritike kur drejtësia e dirigjuar turke dënon me burg të përjetshëm personalitete të spikatura të shoqërisë civile si Osman Kavalla. Këto media turke nuk guxojnë të shkruajnë një rresht mbi gjendjen shëndetësore të sundimtarit në Ankara. Sepse i pret burgu. Por për presidenten e Kosovës mund të llomotisin. Dhe liria turke e llomotitjes shitet pastaj në Kosovë si liri e shprehjes. Ka pasur presidentë të tjerë kosovarë që kanë vajtur në shtete perëndimore për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore. S’kanë treguar. Dhe kjo nuk është bërë temë as e madhe, as e vogël nga ata që sot kërkojnë aq shumë transparencë bazuar në raportimet e rubrikave rozë të mediave turke” ka shkruar ai.

Kështu papritmas ndryshimi i dukshëm i lookut të presidentes Osmani ka marrë trajtat e një beteje publike që i ka ndarë mbështetësit dhe kritikët e saj në dy kampe njësoje si për veprimet e saj politike.

©Lapsi.al

 

 



7 Comments

  1. Ne histori kemi mesuar per shume figura te ndritura te Kosoves qe jane shquar per burrnine e tyre, ashtu si dhe per modelin e trimerise se gruas, Shote Galicen.

    Keto kujtova sot tek lexova per polemiken ne politiken kosovare rreth nje nderhyrjeje kirurgjikale te Presidentes Vjosa Osmani, pas njoftimeve te shtypit turk.

    U habita!!! Ne Shqiperi nuk ka mbetur nderhyrje estetike pa u bere nder politinanet tane dhe askush nuk merret me tema te tilla, per me teper per nje zonje e nene.

    Marrezia arrin deri aty sa nje nevoje shendetesore ta quajne “mungese transparence”.

    Po sikur Znj. Osmani te kish operuar qeskat e syve, te kish mbjelle dhembet, te kish bere filling e botoks, apo nderhyrje te tjera qe shihen rendom ne Prishtine, mos i duhej vene zjarri qytetit?!

    Kjo eshte nje sjellje pa burrni dhe e turpshme, cka tregon bjerrje te vlerave morale te politikes dhe shoqerise ne pergjithesi.

  2. E drejte z. Robelli, por fakti se te tjere kane shkar ne perendim dhe se turqia nuk ka liri shtypi, nuk justifikon ate qe ka bere presidentja Osmani. Pra nuk thate asgje ne shkrimin tuaj!!!!!

    1. Nuk jam Robelli, por nje qytetare e Tiranes qe u habit me moralin e dyfishte te shoqerise dhe politikes kosovare.
      Nese nen Jugosllavi kjo ju ka sherbyer per mbijetese si shqiptare, sot eshte mungese vlerash te verteta

  3. Kjo qe ka bere kjo dosa eshte normale .
    Ne fillim Osmani shpalosi diturite e medha qe ka biles dhe mendime se si mund te luftohet ne Ukrahine me komandant Kurtin.
    Mbasi ngrohu vendin si kllocke iu duk vehtja fshatare se kudo qe vehte shikon se si jane burrat e shtetit .E cfare e mungon edhe Osmanin sepse krahas mbiemrit i shtohet dhe pamja si elefant.
    E pse jo te duket si te pakten si paraardhsja e saj Afite Jahjaga e cila nga kufome qe ishte u mbush si dordolec aq sa nuk njihet me origjinalin .
    Si Jahjaga edhe Osmani duan te duken te mencura dhe moderne.
    E para ishte police e dyta perkthyese por kjo nuk i pengon dot re behen Presidente ter Kosoves.
    Diete te mbare ne trup dhe ne mendje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *