• |
ide | kryesore

PAMJET/ Pse Putin çalonte në paradën e se hënës në Moskë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vladimir Putin dukej se ecte duke çaluar ndërsa u mbulua me batanije gjatë përkujtimit të Ditës së Fitores në Moskë duke ngritur dyshime të reja mbi shëndetin e tij.

Udhëheqësi rus, 69 vjeç, mori pjesë në ngjarjen e cila përkujton dorëzimin e Gjermanisë naziste në 1945 ku mbajti një fjalim gjatë të cilit ai projektoi një imazh të forcës dhe fuqisë ushtarake ruse, pavarësisht luftës me rezultate të dyshimta në Ukrainë.

Kur ai la podiumin për të folur dhe shkoi te Varri i Ushtarit të Panjohur për të vendosur një kurorë, Putini dukej se po ecte me një hap të rëndë, sikur po përpiqej të maskonte çalimin, shkruan Daily Mail.

Gjatë paradës, ai u pa i ulur me një batanije mbi gjunjë, pavarësisht se veteranët e luftës ishin ulur rreth tij me prehër të zbuluar.

Secili nga këto detaje do të ishte mjaft i lehtë për t’u hedhur poshtë, por të marra së bashku ato ushqejnë thashethemet e vazhdueshme se Putini po vuan probleme shëndetësore.

Që 2 vjet përpara se të vendoste të pushtonte Ukrainën, nisën thashethemet për shëndetin e Putinit se ai kishte kryer një operacion kundër kancerit.

Valery Solovei, një analist politik dhe kritik i flaktë i Putinit, filloi të përhapte thashethemet në fund të vitit 2020 se kreu i Kremlinit vuante nga sëmundja e Parkinsonit.

Kremlini u detyrua t’i mohonte pretendimet, me zëdhënësin e Putinit Dmitry Peskov që këmbënguli se shefi i tij gëzonte “shëndet të shkëlqyer” dhe çdo thashethem për të kundërtën ishte ‘marrëzi e plotë’.

Fjalët janë intensifikuar nga fillimi i luftës në Ukrainë pasi kritikët thonë se Putin nuk duket mirë në paraqitjet televizive dhe është dukshëm i fryrë në fytyrë. ©LAPSI.al




4 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *